Partneri Juaj i Besueshëm në Distribuim
Ne bashkëpunojmë me një koleksion të zgjedhur brendesh cilësore për t’ju ofruar produkte të kërkuara dhe konkurruese për dyqanin tuaj. Përmes rrjetit tonë të organizuar të distribucionit, ju mund të furnizoheni lehtësisht me produkte të ndryshme në një vend të vetëm. Qëllimi ynë është të thjeshtojmë procesin e blerjes për biznesin tuaj, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm, çmime konkurruese dhe dorëzim në kohë.
Brende Te Perfaqsuara
+
Qytete të Mbuluara
+
LLoje të Produkteve
+
Aura Cosmetics
Është kompani e krijuar në vitin 1996. E specializuar në prodhimin, shitjen dhe distribuimin e produktëve kozmetike në tregun e Serbis. Me një zhvillim të hovshëm dhe çdo herë afer klientelës së saj besnike u bë kompanija kozmetike me e shitur në Ballkan. Aura përfshin në gamë të gjërë të produktëve për grim dhe flokë duke i përcjellur gjithëmon risit e tregut. Produkte janë të kualifikuara me ISO standarte të dizejnuara për përdorim të përditshëm dhe grim profesional. Kualiteti, llojllojshmeria e produkteve, sjellja e produkteve modern në treg kanë ndikuar që të jetë brend gjithëmon në rritje me klientelen e saj besnike dhe zgjerimin e saj në tregun Europian dhe botror.
Multiactiv Cosmetics
Është brend i specializuar në prodhimin e produkteve për kujdesin e lëkurës përgjate 26 viteve në tregun e Serbis. Me kujdes të veqant dhe përzgjedhjen ideale të përbërsve aktiv dhe klienteles së kënaqur ka arritur të rritet dhe zgjerohet nder vite si brend në më shumë se 150 shtete tjera. Produkte nga Multiactiv janë produkte të certifikuar me ISO 9001 dhe ISO 22716.
Lavena
Historia e kompanis Lavena fillon nga viti 1962 në Shumen, duke prodhuar produkte me kualitet të lartë dhe standarte ISO, GMP, HACCP duke u renditur ndër kompanit kozmetike me të mëdha në Bullgari me zhvillim të vazhdueshme dhe besueshmeri të klientave në më shumë se 40 shtete. Lavena ofron produkte kozmetike të kujdesit për lëkurë për fytyrë, shputa, lëkurat e bebeve, gra shtatëzëna, higjien orale.
Florgarden
Parfen" është një markë parfumesh në Bullgari me një traditë të prodhimit të parfumeve të rafinuara me cilësi të lartë që nga viti 1996. Kompania është e specializuar në zhvillimin e produkteve inovative me një dizajn modern dhe pamje të sofistikuar. Markë u krijua me qëllimin kryesor për të mbuluar një vend të rëndësishëm të tregut të parfumeve – parfume me cilësi të lartë me çmime të përballueshme. 90% kanë ngjashmëri me parfimin original, qëndrueshmëri e lartë, shije francize.
Baroness
Me moton filozofike "Të gjitha gjërat e bukura shtohen (në jetë)" kompania BEAUADD Co., u themelua dhe vazhdon një biznes të suksesshëm me të gjitha arritjet e jashtëzakonshme në zhvillimin dhe prodhimin e kozmetikës nga përbërësit më cilësorë dhe natyralë të bazuar dhe zhvilluar në Qendrën Koreane të Mjekësisë Orientale. Baroness është një nga markat më të njohura të kësaj kompanie.
Caribi
"Caribi Fresh" është themeluar në vitin 1998 në Sofije, Bullgari. Pasioni dhe fusha ku zhvillohet dhe përmirësohet "Karibi" është prodhimi i aromave cilësore për zyrën, shtëpinë, makinën dhe për shpirtin. Vlerat kryesore të kompanisë janë besnikëria dhe cilësia e lartë. "Caribbean" Gama që kemi në dispozicion është e larmishme, duke filluar nga seria jonë "VIP", e cila nuk ka analoge në botë. Këto janë aroma të cilësisë më të lartë, identike me parfumin tuaj të preferuar. Një ofertë interesante për shtëpinë dhe zyrën janë kondicioneri, fshesa me korrent dhe shkopinjtë me aromë filtri për freski gjatë gjithë ditës.
Tottis
Tottis është një nga forcat më të medha prodhuese të ëmbëlsirave të vogla dhe të shijshme në Zonen e Florinës. Prodhimi filloi në vitin 1981 nga familja Tottis me patate të skuqura duke u përcjellur më vonë me qokollata, kifle, ushqime të ekstraduara, wafer, copëza buke të thata. Me investimet e shumëta në teknologji, hulumtimit të kerkesave të tregut dhe krijimit të produkteve të reja kualitative, me specifike dhe shije unike ndikuan në krijimin e Tottis Food Internacional.
Lavdas
Vizioni kompanis është të krijoj momente të veqanta dhe kënaqësie të përditshme. Kjo është ajo që e bëjnë ëmbëlsirat e shijshme. Lavdas është kompani greke dhe ka ecur në mënyrë të qëndrueshme për më shumë se gjysmë shekulli, në rrugën e zhvillimit dhe sot zë një pozicion lider në treg. Shqetësimi kryesor është përmirësimi i vazhdueshëm i produkteve, duke siguruar marrëdhënien më të mirë të mundshme midis cilësisë dhe çmimit, në mënyrë që të gjithë t'i shijojnë ato në çdo moment të ditës së tyre.Nëpërmjet inovacionit, ne kërkojmë vazhdimisht t'u ofrojmë konsumatorëve tanë produkte të reja cilësore që do t'i plotësojnë nevojat e tyre. Eksportojn në 35 tregjet e huaja.
Dermisis
Fillimet e kësaj kompanije datojn nga 1881. Tradita e gatimit te biskotave të të gjitha shijeve për të gjitha moshat, me receta tradicionale greke e përcjellur në katër gjenerata, e ka bërë këtë brend të veçant dhe të shtrihet në më shumë se 4000 klienta në mbarë botën.
Ami Candy & Toys
Produktet Ami janë një mundësi e mire për fëmijet kombinim i shijes së ëmbël dhe argëtimit për fëmijë, me paketim shumëngjyrësh dhe terheqës ideale për fëmijët. Çdo produkt përmban karamele cilësore të shoqëruara me lodra të vogla dhe të sigurta, duke I surprizuar femijet dhe duke krijuar një përvojë të veçantë dhe tërheqëse. Qëllimi ynë është të bashkojmë shijen, lojën dhe buzëqeshjen në një produkt të vetëm.