Rreth Nesh

Bimer Group
Partneri Juaj i Besuar për Produkte Cilësore

0

+

Vite Përvojë

0

+

Klientë Besnikë​

0

+

Brende Ndërkombëtare

0

%

Produkte të Certifikuara ISO

Tregti me Vizion dhe Përkushtim

Bimer Group Sh.P.K. është kompani e specializuar në shitjen me shumicë të produkteve kozmetike, higjienike dhe ushqimore në Kosovë që nga viti 2010. E themeluar si biznes familjar, kompania ka ndërtuar një reputacion të fortë për cilësi, besueshmëri dhe përkushtim ndaj klientëve. Me një portofol të zgjeruar prej 13 brendesh ndërkombëtare dhe një rrjet prej mbi 3500 klientësh, ne vazhdojmë të rritemi duke ndjekur trendet e tregut dhe duke ofruar produkte të certifikuara sipas standardeve ISO nga vende si Greqia, Bullgaria, Turqia dhe Serbia.

Fillimet & Vizioni

Bimer Group filloi si një biznes i vogël familjar me një vizion të qartë: të sjellë në treg produkte cilësore dhe të besueshme. Distribuimi fillestar i brendit Aura Cosmetics shënoi hapin e parë drejt një rrugëtimi të suksesshëm dhe të qëndrueshëm në tregun kosovar.

Zgjerimi i Portofolit

Përgjatë viteve, kompania ka zgjeruar portofolin e saj me 12 brende të tjera ndërkombëtare, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh që plotësojnë nevojat e marketeve, barnatoreve, dyqaneve të kozmetikës dhe salloneve të ondulimit në të gjithë Kosovën.

Cilësia & Standardet

Të gjitha produktet që importojmë janë të certifikuara dhe të mbrojtura me standarde ISO, duke garantuar siguri, cilësi të lartë dhe përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ekipi & Klientët Tanë

Një ekip i ri, energjik dhe i përkushtuar është shtylla kryesore e suksesit tonë. Besimi i mbi 3500 klientëve tanë është motivimi ynë më i madh për të vazhduar përpara me vizion të avancuar dhe për të mos u ndalur asnjëherë në përmirësim dhe zhvillim.