MENU
// Welcome to our company

Rreth nesh

Për ne

● Rreth Bimer Group

Veprimtaria jonë është shitja me shumicë e produkteve kozmetike, higjenike dhe ushqimore në tregun e Kosovës. Veprojmë në tregun e Kosoves si Bimer Group SHPK që nga viti 2010. Filluam punën si një biznes i vogël familjar, duke e vazhduar traditën familjare të të bërit biznes. Filluam me distribuimin e brendit Aura Cosmetics duke u zgjeruar në treg gjatë këtyre viteve me 12 brende tjera.

● Qëllimi jonë

është t’ju ofrojm klienteve tonë laramani të gjerë të produkteve me kualitet te lartë dhe në hap me kohën. Produktet tona gjinden nëpër markete, kozmetika, barnatore dhe sallone ondullimi në tërë territorin e Kosovës. Dallojm për nga ofrimi i produkteve kualitative, duke i perzegjur me kujdes të veçante nga stafi i kualifikuar, ku ekipa jonë janë kryesisht mosha të reja që kanë përvojë dhe energji të madhe për punë dhe ambicie për prefeksion. Klientet e kënaqur dhe besnik janë motivi për ne që të ecim së bashku përpara së me produktet me të rejat duke ju pershtatur edhe kerkesave te tregut. Produktet të cilat I importojm janë të kualitetit me të lartë në treg, te certifikuara dhe të mbrojtura me ISO Standarde nga shtetet si Greqia, Bullgaria, Turqia, Serbia. Ne i kemi deri tani rreth 2000 blerës

Bimer Group Sh.P.K.

Bimer Group Sh.P.K. është kompani e specializuar për shitjen me shumicë të produkteve kozmetike, higjienike dhe ushqimore. Ne operojmë në Kosovë që nga viti 2010. Filluam si një biznes i vogël familjar, duke vazhduar traditën e familjes sonë në botën e biznesit. Nisëm me distribuimin e brendit Aura Cosmetics dhe përgjatë viteve kemi arritur ta zgjerojmë portofolion tonë edhe me 12 brende të tjera.
Qëllimi ynë kryesor është t’u ofrojmë klientëve tanë një gamë të gjerë të produkteve me cilësi të lartë dhe në përputhje me trendet e kohës. Produktet tona gjenden në markete, dyqane të kozmetikës, barnatore dhe sallone ondulimi në tërë territorin e Kosovës.
Ajo që na shquan ne është ofrimi i produkteve cilësore, përkushtimi maksimal në përzgjedhjen e tyre nga stafi ynë i kualifikuar dhe kujdesi ndaj klientëve. Kemi një ekip të ri dhe energjik, me përvojë dhe ambicie për perfeksion. Përgjatë këtyre viteve, kemi arritur të fitojmë besimin e mbi 2000 klientëve, të cilët e vlerësojnë lartë cilësinë dhe shërbimin tonë. Këta klientë të kënaqur dhe besnikë janë burim motivimi për ne që të vazhdojmë përpara, duke u përshtatur me zhvillimet dhe kërkesat e tregut. Produktet që importojmë ne janë të cilësisë së lartë; të certifikuara dhe mbrojtura me standarde ISO nga vendet si Greqia, Bullgaria, Turqia dhe Serbia.
Ne jemi duke ecur përpara me hov të madh e vizion të avancuar, që klientëve tanë t’ua bëjmë jetën sa më të bukur.
Ne nuk ndalemi!

sq