Bimer Group Sh.P.K. është kompani e specializuar për shitjen me shumicë të produkteve kozmetike, higjienike dhe ushqimore. Ne operojmë në Kosovë që nga viti 2010. Filluam si një biznes i vogël familjar, duke vazhduar traditën e familjes sonë në botën e biznesit. Nisëm me distribuimin e brendit Aura Cosmetics dhe përgjatë viteve kemi arritur ta zgjerojmë portofolion tonë edhe me 12 brende të tjera.
Qëllimi ynë kryesor është t’u ofrojmë klientëve tanë një gamë të gjerë të produkteve me cilësi të lartë dhe në përputhje me trendet e kohës. Produktet tona gjenden në markete, dyqane të kozmetikës, barnatore dhe sallone ondulimi në tërë territorin e Kosovës.
Ajo që na shquan ne është ofrimi i produkteve cilësore, përkushtimi maksimal në përzgjedhjen e tyre nga stafi ynë i kualifikuar dhe kujdesi ndaj klientëve. Kemi një ekip të ri dhe energjik, me përvojë dhe ambicie për perfeksion. Përgjatë këtyre viteve, kemi arritur të fitojmë besimin e mbi 2000 klientëve, të cilët e vlerësojnë lartë cilësinë dhe shërbimin tonë. Këta klientë të kënaqur dhe besnikë janë burim motivimi për ne që të vazhdojmë përpara, duke u përshtatur me zhvillimet dhe kërkesat e tregut. Produktet që importojmë ne janë të cilësisë së lartë; të certifikuara dhe mbrojtura me standarde ISO nga vendet si Greqia, Bullgaria, Turqia dhe Serbia.
Ne jemi duke ecur përpara me hov të madh e vizion të avancuar, që klientëve tanë t’ua bëjmë jetën sa më të bukur.
Ne nuk ndalemi!